Sot nis punen samiti BE-Ballkan
Albeu.com
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit sot takohen në Dubrovnik për të diskutuar integrimin e rajonit në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohen për shkak të krizës globale ekonomike.
Sipas ministrisë së jashtme të Kroacisë, në këtë takim marrin pjesë afro 15 kryeministra dhe ministra të jashtëm nga rajoni dhe BE-ja.
Në takimin dyditësh, pritet të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e të tjerë.

Më herët është raportuar se Serbia do ta bojkotojë këtë samit si pasojë e pjesëmarrjes së institucioneve nga Kosova.
Shtuar më 09/07/2010, ora 12:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori