Milani luan sot ndaj Sampdorias, lajm jo i mirë për Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic pret paraqitjen e tij të parë pas rikthimit në Milan, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ylli suedez u rikthye si futbollist i lirë te Rossonerët dhe pritet të luajë sot në duelin ndaj Sampdorias në Serie A me fillim nga ora 15:00.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic pritet ta nisë ndeshjen nga banka e rezervistëve.

Krzysztof Piatek pritet ta fillojë ndeshjen si titullar për t’i lënë vend më vonë inkuadrimit të Ibrahimovicit.


Shtuar 6.01.2020 08:49