Sot është përvjetori i sulmeve ndaj demokracisë, pamjet që trishtuan botën (FOTO LAJM)

Sot është përvjetori i sulmevetronditën SHBA-të në 11 shtator të vitit 2011.

Afërsisht 3.000 njerëz humbën jetën kur avionë të marrë peng nga terroristët devijuan itineraret dhe u përplasën me kullat binjake tregtare, Pentagonin dhe fushën pranë Shanksville të Pensilvanisë.

Kjo ndodhi më 11 shtator të vitit 2001, duke e përfshirë Amerikën në një situatë të re të ndërgjegjshme të terrorizmit global.

Mijëra vetë, mes të cilëve të afërm të viktimave të sulmeve të “11 shtatorit”, të mbijetuar, punonjës shpëtimi dhe të tjerë, priten të mblidhen në zonën e ish-Qendrës Tregtare Botërore për të kujtuar sulmin më vdekjeprurës terrorist të ndodhur në tokën amerikane.

Ndërkohë janë publikuar disa fotografi të cilat tregojnë disa momente të asaj ngjarje, të cilat tronditën botën dhe do të mbeten gjatë në kujtesë.
Shtuar më 11/09/2018, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori