Djali ishte shofer në Itali, si u infektuan dy rastet e reja me koronavirus në Lushnjë

Numri i të infektuarve ka shkuar në 4 në qytetin e Lushnjës.

ISHP konfirmoi sot edhe dy raste të reja, për të cilët mësohet se bëhet fjalë për nënë e bir, dhe janë infektuar nga kontaktet e këtij të fundit në Itali pasi ka punuar si shofer furgoni i linjës Shqipëri-Itali.

Gruaja është një 74 vjeçare, ndërsa i biri 44 vjeç.

E moshuara është dërguar me urgjencë mbrëmë në spitalin Infektiv, kurse i biri është i vetëkarantinuar në shtëpi në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Aktualisht një person ka humbur jetën në Lushnjë. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2020 14:20