George
Soros është shprehur për të disatën herë se Donald
Trump do të dështojë si
president i SHBA-ve, pasi sipas tij, ai nuk do të ketë suksese në zbatimin e politikave të shpallura.
"Unë personalisht jam i bindur se nuk do të funksionojë. Jo se njerëzit si unë do të duan që ai të dështojë, por për shkak të ideve të tij që në çojnë në kontradikta.
Idetë e tij nuk kanë lidhje me progresin por janë regres dhe krijojnë vetëm konflikte dhe kjo do të shkaktojë dështimin e tij si
president", ka thënë
Soros për "Bloomberg News", në darkën e mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, raporton "Reuters". /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017,
ora 08:29