Zbulohet tradhtia, Neymar dhe e fejuara e portierit të njohur takohen fshehurazi

Sipas revistës së njohur “Chi”, sulmuesi brazilian Neymar, që luan me ekipin e PSG-së, frekuenton dhe takohet fshehurazi me modelen e njohur braziliane Izabel Goulart.

Kjo e fundit është e fejuara e portierit të Einthacht, Kevin Trapp.

Modelja kishte deklaruar më parë edhe se do të martohej me portierin 30-vjeçar gjerman, por për momentin gjithçka është shtyrë.

“Pavarësisht masave që janë marrë, Izabel dhe sulmuesi i PSG-së kanë darkuar së bashku në restorantin “Rebellato”, duke u ulur afër njëri-tjetrit dhe më pas janë larguar me makinë”, shkruan revista “Chi”.


Shtuar 7.10.2020 17:34