Sonte mund të përfundojë evakuimi i civilëve nga Alepo lindore
Mund të përfundojë sonte evakuimi i civilëve të mbetur dhe luftëtarëve rebelë nga Alepo lindore.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq Ingy Sedky.

"Nëse shkon pa problem, evakuimi mund të përfundojë sonte", ka thënë Sedky, e cila ka shtuar se autobusët gjithashtu do të evakuojnë njerëzit nga fshatrat e rrethuara prej qeverisë, Foah dhe Kefraya në krahinën veriperëndimore të Idlibit.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, rreth 30 mijë njerëz janë larguar nga Alepo lindore prej javës së kaluar.

Evakuimi është duke u kryer në bazë të një armëpushimi që është arritur në mes të Rusisë dhe Turqisë pasi forcat e presidentit sirian, Bashar al Assad, dhe aleatët e tij kanë marrë pjesë të mëdha të Alepos lindore nga rebelët. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2016, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori