Sondazhi: Macron do ta "shkatërrojë" Le Penin
Kandidati për president i Francës, Emmanuel Macron, do të mposhtë bindshëm kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në balotazhin e 7 majit në zgjedhjet presidenciale franceze, thonë ekspertët politikë.

Macron fitoi 23.8 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të u mbajtën këtë të diele, duke e lënë pas lideren e Frontit Nacional, Le Penm me 21.5 për qind te votave.

Ekspertja e politikave franceze, Rainbow Murray, nga Universiteti "Queen Mary" në Londër, ka thënë për "The Independent" se për t'ia prishur shanset e fitores Macronit duhet të ndodhë ndonjë skandal i përmasave të mëdha.

"Presidenca është e Macron. Le Pen është shumë përçarëse dhe nuk e ka shumicën e elektoratit që i duhet," ka thënë Murray. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2017, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori