Sondazhi: Italianet nuk e duan Papen Ratzinger
Albeu.com
Figura e Kishës dhe e Papës duken gjithmonë e më pak të dashura nga popullsia italiane. Besimi i italianëve tek Kisha katolike dhe figura e kreut të saj, Papa, ka rënë shtatë vitet e fundit, një tendencë që është theksuar me skandalet e fundit të pedofilisë tek priftërinjtë.
Lajmi është mësuar nga një sondazh i publikuar ditën e hënë në të përditshmen italiane "Repubblica".
"Besimi i italianëve tek kisha ra nga 62,7 % që ishte një besim shumë i madh ose i madh në vitin 2003 në 47,2 % në prill të vitit 2010, ndërsa popullariteti i Papës ka rënë nga 77,2 % në 46,6 % në të njëjtën periudhë,"- shkruhej në artikullin e gazetës të majtë.

"Gjatë vitit të tmerrshëm për Vatikanin, besimi tek Papa ka rënë në minimumin e tij", ishte titulli i të përditshmes.
"Duke përmendur një varg të gjatë skandalesh 12 muajt e fundit që arritën kulmin me abuzimet seksuale kundër të miturve ku u përfshinë fetarë", sociologu i njohur Ilvo Diamanti i cili analizon sondazhin për të përditshmen "Repubblica", thekson se rënia e kredibilitetit gjatë vitit të kaluar nuk e habit.Brenda një viti, Kisha ra nga një kuotë besimi prej 50,4 për qind në qershor të vitit 2009 në 47,2 % në prill të vitit 2010 dhe Papa Benedikti XVI nga 53,7 % në mars të vitit 2009 në 47,2 % në prill 2010. Kardinali Joseph Ratzinger, i cili zuri vendin e Papa Gjon Pali II pas vdekjes së këtij të fundit në vitin 2005, arriti kulmin e popullaritetit në vitin 2008 me 55,5 %.
Shtuar më 18/05/2010, ora 12:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori