Nga Spanja: Real Madrid cakton ditën kur do të prezantohet Mbappe si “Los Blancos”

Teksa në Francë janë të bindur për rinovimin e Kylian Mbappe me PSG, zëra krejtësisht të ndryshëm për të ardhmen e sulmuesit vijnë nga Spanja.

Sipas “El Chiringuito”, Real Madrid ka caktuar datën e prezantimit të Mbappe si lojtar i “Los Blancos” pasi të ketë pranuar ofertën e Florentino Perez.

Shpallja e zyrtarizimit në stadiumin Bernabeu, do të bëhet në fund të majit ose në fillim të Qershorit nëse Reali do të shkonte në finalen e Champions League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.04.2022 12:11