Sondazhet paraqesin një elektorat gri dy javë nga zgjedhjet parlamentare në Itali
Koalicioni i së djathtës">djathtës dhe i ekstremit të së djathtës">djathtës kryeson sondazhet për zgjedhjet parlamentare të 4 marsit, megjithatë ka miliona zgjedhës që janë ende të pavendosur, referuar sondazheve të fundit të publikuara sot.

Ligji italian ndalon çdo publikim të sondazheve duke nisur nga sot në mbrëmje, kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet.

“Asnjë mundësi për arritjen e shumicës”, lexoj në titullin kryesor të së përditshmes së majtë “La Republica”.

“Nuk ka shumicë”, shprehej ”Corriera della Sera”.

Sipas kompanisë “YouTrend”, që realizoi gjysmën e sondazheve gjatë javës së fundit nga shtatë anketime të ndryshme, koalicioni i së djathtës">djathtës dhe i së djathtës">djathtës ekstreme kryesojnë me një diferencë të dukshme rivalët e tyre me 37,2% të votave, rezultat ky i pamjaftueshëm për të siguruar shumicën e deputetëve.

Brenda këtij koalicioni heterogjen ”Forza Italia” (e djathtë) është kredituar me 16,8 % të votave, ”Liga” e Matteo Salvinit (ekstremi i djathtë) 13,2% dhe ”Fratelli d’Italia” (ekstremi i djathtë) 4,7%. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2018, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori