SONDAZHET / Merkel humb vendin e parë
Socialdemokratët gjermanë për herë të parë që prej tetorit të vitit 2006, kanë parakaluar në sondazhe konservatorët">konservatorët e Kancelares Angela Merkel.

Sondazhi i kryer nga "Infratest dimap" dhe i publikuar nga rrjeti televiziv gjerman "ARD", e nxjerr "SPD"-në kuotën e 32 për qind, ndërsa bllokun konservatorMerkelit me vetëm një për qind më pak, 31%.

Socialdemokratët kanë rritur ndjeshëm pozitat e tyre, që prej nominimit të ish-presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Në krahasim me një sondazh nga e njëjta kompani të publikuar më 2 shkurt, "SPD"-ja ka fituar 4 pikë përqindjeje, ndërsa blloku konservator i përbërë nga kristiandemokratët (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristian-Social (CSU), ka humbur 3 pikë përqindjeje.

"SPD"-ja ka urdhëhequr së basku me konservatorët">konservatorët e Merkelit në një "koalicion të madh" që prej vitit 2013, por Schulz ka qenë i angazhuar në Bruksel në pjesën më të madhe të kësaj periudhe legjislativi. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori