SONDAZHET/ Kandidati pro-europian fiton zgjedhjet në Bullgari
Sondazhet e para kanë treguar se ish-kryeministri Boyko Borisov nga partia e djathtë "Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë", njëherësh dhe pro-europian, mund të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve në Bullgari.

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen gjatë ditës së sotme, por lideri i Partisë Socialiste Kornelia Ninova tashmë ka pranuar humbjen.

Zgjedhjet e kësaj të diele janë të tretat që janë zhvilluar brenda këtyre 4 viteve.

57 vjeçari Borisov dha dorëheqje si Kryeministër pasi partia e tij në nëntorin e vitit të kaluar humbi zgjedhjet presidenciale. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2017, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori