Solidarizohen me Francën, shkelet liria në vendin e tyre
Më shumë se 50 liderë të botës janë bashkuar dje në marshin në Paris në nder të viktimave të revistës satirike "Charlie Hebdo".

Arsyeja se përse u mblodhën liderët ishte se në Paris u godit rëndë liria e fjalës.

Por se në këtë ngjarje të rëndë ishin të pranishëm liderë nga vende, ku në shtetet e tyre ka shkelje të lirisë së fjalës.

Në raportin e indeksit për "Lirinë e shtypit të botë" jepen vlerësime negative për vende si Turqia, Egjipti, Rusia, Gaboni, Algjeria, Hungaria etj.

Turqia

Turqia renditet në vendin e 148-të në botë sa i përket lirisë së shtypit në botë.

Rreth 70 gazetarë po ndiqen penalisht, pas skandalit të korrupsionit të ish-qeverisë së Erdoganit.

<Egjipti

Egjipti renditet në vendin e 156 në botë për lirinë e shtypit.

Liria e shtypit dhe e shprehjes ka njohur ditë të zeza që pas rrëzimit të liderit më demokratik në këtë vend, Muhamed Mursi.

Shumë gazetarë, edhe të "Al Jazira" ndodhen në burg.

Rusia

Rusia renditet në vendin e 148-të në botë për lirinë e shtypit.

Një numër shumë i madh gazetarësh janë burgosur, sidomos në Siberi./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori