Socialistët francez fitojnë zgjedhjet parlamentare
Partia Socialiste e Francës e presidentit francez François Hollande do të ketë në parlamentin nacional 307 deputetë, 18 më shumë se sa nevojiten për shumicën parlamentare, u njoftua para pak çastesh, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve, në bazë të rezultateve zyrtare paraprake. Unioni për Lëvizjen Popullore i Nicolas Sarkozyt do të ketë vetëm 221 deputetë, kurse ër herë të parë në parlament do të futet edhe e djathta ekstreme Fronti nacional, që do të ketë dy deputetë.

Rezultatet e tilla do t’i mundësojnë presidentit Hollande që të zbatojë të gjitha reformat e planifikuara edhe pa përkrahjen e të Gjelbërve dhe Frontit të majtë komunist, që do të kenë përkatësisht 20 dhe 10 deputetë.

zgjedhjet e sotme kanë dalë 56 për qind të zgjedhësve francezë.
Shtuar më 17/06/2012, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori