Socialistët bullgarë fitojnë zgjedhjet
Pëlqej
Albeu.com
Në Bullgari, Partia Socialiste e opozitës ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, por nuk ka mundur të marrë shumicën për të formuar qeverinë e ardhshme.Partia socialiste mori 31% të votave, ndërsa Lëvizja Kombëtare e mbretit Simeon fitoi 20% të votave, duke u renditur në vend të dytë.

Partia që përfaqëson minoritetin turk doli në vend të tretë.

Paraqitje të mirë ka bërë edhe një grup radikal nacionalist i njohur si Sulmi, por partitë e tjera kanë thënë se nuk do të hyjnë në koalicion.

Korrespondentët thonë se vonesat në formimin e qeverisë do të ndikojnë edhe në reformat kyçe, të nevojshme që Bullgaria të anëtarësohet në BE, siç është parashikuar në 2007. BBC
Shtuar më 26/06/2005, ora 14:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori