Socialistët rifitojnë zgjedhjet në Spanjë
Albeu.com
Socialistët kanë fituar më shumë vende se në zgjedhjet e kaluara në Spanjë. Kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka thënë se ai kërkon një epokë të re pa konfrontim, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.Kur janë numëruar thuajse të gjitha votat, Partia e tij Socialiste, ishte drejt fitores së 169 vendeve në Parlament, pesë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, por ende pa arritur shumicën absolute.

Partia kryesore e opozitës po ashtu pritej të fitonte pak më shumë vende sesa në zgjedhjet e kaluara.

Duke qenë se ekonomia ishte çështja kryesore, Zapatero pritet të fillojë mandatin e tij të ri, duke njoftuar masa për forcimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. (Bbc)
Shtuar më 10/03/2008, ora 16:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori