Edward
Snowden, ish-punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, që zbuloi skandalin e përgjimeve, është në listën e pretendentëve për të fituar çmimin
Sakharov, më i rëndësishmi për të drejtat e njeriut.
Zoti
Snowden është nominuar nga Të Gjelbrit në PE. Ata thonë se
Snowden u ka bërë një shërbim shumë të madh qytetarëve europianë dhe me zbulimin e skandalit, ka kërkuar respektimin e të drejtave themelore.
Në një reagim pas nominimit,
Snowden tha se ishte mirënjohës, që kjo çështje po merrte përmasa edhe më të mëdha dhe po gjente mbështetje.
Në listë janë edhe
Malala Yousafzai, pakistanezja që u qëllua në kokë nga talibanët, sepse kërkonte arsimim për vajzat. Në të shkuarën, fitues të çmimit kanë qenë ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela dhe Aung San Suu Kyi.
Shtuar më 01/10/2013,
ora 13:41