S'mund të heshtet për armët kimike
Barack Obama
Presidenti i SHBA-së Barack Obama gjatë vizitës së tij në Suedi ka thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të heshtë përball sulmit kimik në Siri.

“Unë besoj se armët kimike janë përdorur dhe presidenti Bashar Al Assad është autori i një akti të tillë. Kredibiliteti im nuk është në rrezik, në rrezik është kredibiliteti i komunitetit ndërkombëtar.”- deklaroi Obama duke theksuar se vijat e kuqe nuk ishin vënë prej tij për armët kimike, por nga e gjithë bota.

Presidenti Barak Obama tha në Stokholm se ai është duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare për një veprim ushtarak në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori