Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Sllovenia pezullon lejet e punes per te huajt
Albeu.com
Qeveria sllovene ka vendosur që përkohësisht të pezullojë dhënien e lejeve të punës për të huajt, pasi që numri i të papunëve në Slloveni është rritur në më shumë se 100 000, ndërsa gjatë këtij viti mund të shkojë deri në 25 për qind.
Më shumë se gjysma e punëtorëve në Slloveni janë shtetas të Bosnjë e Hercegovinës.
Shumica e punëtorëve të huaj në Slloveni punojnë në biznesin e ndërtimit, që është në pushim për shkak të temperaturave të ulëta dhe recesionit.
Vendimi i qeverisë për ndalimin e punësimit sezonal interpretohet edhe si përpjekje për të ndaluar keqpërdorimet e disa punëdhënësve, pasi që më herët ka pasur përpjekje për të marrë leje pune për punëtorët nga Kina për punë sezonale në pylltari, që është një përpjekje për të ndryshuar rregulloret ekzistuese për punësimin e të huajve, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.
Shtuar më 20/02/2010, ora 17:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori