Sllovakia për të parën herë me presidente femër
Zuzana Čaputova, e cila gjatë fushatës zgjedhore premtoi luftën kundër korrupsionit, fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialeSllovaki. Ajo është presidentja e parë femër në Sllovaki.

Zuzana Čaputová nuk ka pothuajse aspak përvojë politike, por në raudin e dytë e mposhti diplomatin e profilit të lartë, Maros Sefcovic, i cili ishte kandidat i partisë që është aktualisht në pushtet në Sllovaki. Zgjedhjet presidencialeSllovaki janë mbajtur vetëm një vit pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak, i cili hulumtonte lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar.

Gazetari është vrarë me armë zjarri në shkurt të vitit 2018. Presidentja e re thotë se pikërisht kjo vrasje ka qenë një prej motiveve kryesore pse ka vendosur t’i futet garës presidenciale.
Zuzana Čaputová është avokate e njohur në shtëtin sllovak. Ka udhëhequr edhe procesin e groposjes ilegale të mbeturinave, i cili zgjati 14 vjet. Presidentja e re e Sllovakisë është 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar.

Ajo është anëtare e partisë "Sllovakia Progresiste", e cila nuk ka asnjë ulëse në parlament. Në raundin e parë të zgjedhjeve, ajo i kishte fituar 40 për qind të votave, ndërsa kandidati tjetër, i cili është zëvendëspresident i Komisionit Evropian, vetëm 19 për qind. /albeu0.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori