Skocia drejt ndarjes, politikanët britanikë "përloten"
Pëlqej
Kryeministri David Cameron ka mbajtur një fjalim lidhur me atë se Skocia më 18 shtator mban referendum për ndarje të mundshme nga Britania.

Ai e ka cilësuar si të dhimbshme, në rast se skocezët deklarojnë pavarësinë e tyre.

Cameron ka shtuar se është mirë që referenfumi të mendohet, pasi në rast se ndodh shkëputja e Skocisë nuk ka më kthim pas dhe kjo do të shkaktonte probleme edhe tek brezat e rinj.

Ndërsa, krerët e tre partive kryesore në Londër, kanë lëshuar një "betim" të përbashkët, ku thonë se do ti japin më tepër kompentenca Skocisë, vetëm që ajo të mos e deklarojë pavarësinë, transmeton Rel.

Zotimi është botuar edhe në gazetën më të madhe skoceze, "The Daily Record", ku tre liderët partiakë, Cameron, Ed Miliband dhe Nick Clegg thonë se në parlament Skocisë do ti jepen prioritete. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori