Skatërrohet banda e kokainës në Angli, të përfshirë dy shqiptarë (FOTO LAJM)

Sipas mediave britanike, një bandë që merrej me trafik droge është shkatërruar në Angli.

Në total u dha dënim me 69 vjet burgim ku njëri dënim është dhënë në mungesë.

Në raportimin mediatik të bërë me dije nga mediat britanike, bëhet me dije se banda e kokainës kishte edhe 2 shqiptarë, të cilët ishin në rolin e korrierit. Shqiptarët të dyshuar si të përfshirë në trafik droge janë Granit Nanushi dhe Orsid Cela, të dy në rolin e korrierit.

Granit Nanushi, 40-vjeçar, banonte në Londër dhe ishte përgjegjës për udhëtimet drejt Gloucester-it në rolin e korrierit. Ai transportonte lëndën narkotike me anë të makinës. Kontaktin me anëtarë të tjerë të bandës ai e mbante me anë të një aparati telefon të koduar.

Makina e tij u sekuestrua sepse nuk kishte paguar gjoba parkimi dhe aty oficerë e policisë kanë gjetur 60 gramë kokainë e 8000 paund të gatshme. Nanushi u dënua me 8 vjet heqje lirie.

Orsid Cela po ashtu ishte korrier droge. Ai u arrestua në kohën që po dorëzonte 2 kilogramë drogë te një anëtar tjetër i bandës. 29-vjeçari u dënua me 3 vjet heqje lirie. Banda kishte anëtarë me origjinë nga vende të ndryshme, kryesisht emigrantë.
Shtuar më 22/05/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori