Skandali/ “Është koha që Donald Trump të tërhiqet nga gara“
Pas shfaqjes së një videoje të regjistruar në vitin 2005 në të cilën kandidati republikan për president në SHBA, Donal Trump bën komente jo të hijshme rreth femrave, ish-guvernatori republikan i shtetit të Utah dhe ish-kandidat në presidencialet e vitit 2012, John Huntsman, thotë se ai duhet të braktisë kandidimin.

“Është koha që Donald Trump të tërhiqet nga gara dhe që Mike Pence të marrë vendin e tij”, ka thënë Huntsman.

Një pozicion ky i mbështetur nga disa media amerikane dhe nga shumë në partinë republikane, që shohin tek Pence një anti-Trump, një kandidat që ka gjithçka që manjati i pasurive të patundshme nuk ka.

Megjithatë, vetë Trump ka thënë se nuk do ta braktisë kandidimin për kreun e Shtëpisë së Bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori