Skandali me sandalet e vjedhura, Ivanka përfundon në gjykatë
Ka kaluar pak kohë që kur Ivanka u përfshi në një skandal të madh në fushën e modës.

Shkak u bënë disa këpucë të kuqe me stil, me takë të hollë dhe një rrip në kyçin e këmbës, për të cilat një firmë italiane këpucësh akuzoi për plagjiaturë vajzën e presidentit Trump.

Tashmë ajo duhet të përballet me gjykatën në Nju Jork, pasi akuzohet se ka kopjuar modelin e kësaj sandaleje shkruan Albeu.com.

Vajza e presidentit amerikan duhet të dëshmojë në cështjen që firma italiane e këpucëve "AquaAzurra" ka ngritur kundër Marc Fisher Holdings, shoqërisë që prodhon për Ivankën dhe shoqërinë e saj 'IT Collection'.

Sandalet në versionin amerikan kushtojnë 785 dollarë, ndërsa në modelin italian 125 dollarë.

Duke shpresuar për të zgjidhur çështjen jashtë sallës së gjyqit, Aquazzurra kërkoi që Ivanka ti tërhiqte nga tregu të gjtihaa sandalet. Por Ivanka nuk pranoi. Ndaj vetëm ditën e djeshme gjyqi u shty për në 2018. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori