Kabineti qeveritar holandez ka dhënë
dorëheqjen pas skandalit se zyra e taksave të vendit ndoqi gabimisht
mijëra familje për mashtrim.
Mediat e huaja bëjnë me dije kryeministri Holandez Mark
Rutte, në pushtet që nga viti 2010, dha
dorëheqjen pasi doli që zyrtarët kishin ndjekur gabimisht
mijëra njerëz për mashtrim.
Rutte thirri një takim të Kabinetit në Hagë, ku ministrat duhej të vendosnin mendimin e tyre për të dhënë
dorëheqjen vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas informacioneve mësohet se zyra e taksave Hollandeze kishte akuzuar
mijëra familje për mashtrim për të siguruar përfitime për fëmijët midis 2013 dhe 2019. Ajo kërkoi nga qytetarërt që të bënin ripagesa të dhjetëra
mijëra eurove, duke çuar shumë
familje në borxhe të mëdha.
Një raport parlamentar e quajti atë një “padrejtësi të paparë” për të hequr dhjetëra
mijëra euro pa u dhënë të akuzuarve një shans për të provuar pafajësinë e tyre.
Rutte, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010, e përshkroi episodin si “të turpshëm”.
Presioni mbi koalicionin katër partiak të
Rutte për të dhënë
dorëheqjen u rrit të Enjten kur liderja e partisë Laburiste të opozitës, Lodeëijk Asscher, u largua.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 15:37