Skandali i përgjimeve, Snowden burimi i informacionit
Burimi rrjedhës për informacionin për gazetat lidhur me skandalin e përgjimeve në SHBA pretendon se është një 29-vjeçar. Edward Snowden thotë se ka punuar për Agjencinë e Sigurimeve Kombëtare, (NSA) dhe CIA-n.

Ai ka rrëfyer se nxjerrjen e informatave nga këto dy agjenci, i ka bërë nga bindja se një program që po ndërtonte shteti, ishte një makinë e papërgjegjshme e spiunimit që mbikëqyrte secilin shtetas amerikan.

Bazuar në informatat që kanë marr nga Snowden, gazeta amerikane "The ëashington Post" dhe ajo britanike "The Guardian" kanë publikuar dy shkrime javën e kaluar, ku pasqyrohet se si shërbimet amerikane të inteligjencës kanë mbikëqyrur të dhënat e thirrjeve telefonike nga operatori "Verizon" dhe gjigantët e internetit, Google e Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2013, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori