Skandali i pare trondit qeverine e re greke
Albeu.com
Qeveria e re greke e drejtuar nga kryeministri Jorgo Papandreu po përjeton skandalin e parë. Bashkëshorti i ministres së Turizmit, një këngëtar i njohur, i ka zyrës së Financave një borxh prej 5.5 milionë eurosh.Këngëtari ka refuzuar të paguajë taksat, duke u mbrojtur edhe nga bashkëshortja. Zyra e tatim taksave ka paralajmëruar disa herë Toni Voskipulos të paraqitet dhe i ka ofruar mundësi t’i paguajë taksat me këste, por ai nuk ka pranuar. Opozita ka akuzuar qeverinë se po mbron personat e korruptuar, në një moment kur vendi ndodhet në krizë. Ky rast pritet të trondisë thellë figurën e pastër të qeverisë së re greke.
Shtuar më 17/05/2010, ora 22:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori