Skandali / Hetimi i FBI, Klinton trazirë civile për të siguruar fitoren
Hetimet e FBI, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, janë zgjeruar lidhur me dokumentet e dyshuara të falsifikuara.

Dokumentet sugjerojnë se fushata e kandidates demokrate, Hillary Klinton, mund të ndërmarrë masa ekstreme.

FBI po heton një email prej 7 faqesh, të postuar në rrjetin social "Twitter" më 20 tetor nga Roger Stone, një operativist republikan dhe ish-ndihmës i kandidatit republikan për president, Donald Trump, që ka logon e Fondacionit Klinton dhe kompanisë për studimin e opinionit, "Benenson Strategy Group", raporton "Reuters".

Në memorandumin e titulluar "Programi i Shpëtimit", që është identifikuar si "i falsifikuar", nga fushata Klinton dhe Fondacioni Klinton, pretendon se pozicionimi i saj në studimin e opinionit ka rënë dhe ka bërë thirrje për "ndryshime të ashpra të strategjisë për nëntorin", që mund të përfshijnë "skenar të trazirës civile" dhe "sulm radiologjik" me bomba "të pista", për shkatërrimin e votimeve më 8 nëntor. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2016, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori