Në një përpjekje për të rifituar besimin e publikut, presidenti
francez, François
Hollande ka vendosur që
ministrat e qeverisë, të zbulojnë hollësi rreth pasurisë së tyre.
Sot është afati i vendosur dhe zyrtarëve të lartë, do t'u duhet të deklarojnë asetet që kanë. Lëvizja e
Hollande pasoi skandalin e ministrit të Buxhetit, Jerome Cahuzac, i cili akuzohet për mashtrim me taksat, për një llogari të fshehtë
bankare.
Skandali në fjalë i uli shumë pikë zotit Hollade. Ndaj, sot 37 ministrave u kërkohet të tregojnë të gjitha paratë që kanë. Këtu përfshihen llogaritë
bankare, pronat dhe objekte të tjera të shtrenjta si makina, vepra arti etj. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 10:26