Skandal në PE, mbrojtësit e “Brexit” 600 mijë euro korrupsion
Dhjetëra eurodeputetë britanik të UKIP, mes të cilëve edhe Nigel Farage, akuzohen se kanë marrë ilegalisht mijëra euro për të paguar asistentë që nuk punonin realisht në kuadër të Parlamentit Evropian, sipas burimesh parlamentare.

“Shërbimet e Parlamentit kanë vlerësuar në më shumë se 580 000 euro shumat që këta eurodeputetë duhet të rimbursojnë gjithsej për shkak të mos justifikimit të punës së këtyre asistentëve”, theksoi një burim anonim burim pranë Parlamenti Evropian duke konfirmuar informacionet e të përditshmes “The Guardian”.

Kjo aferë e re është zbuluar si pasojë e verifikimeve që po bën administrata e Parlamentit në vrazhdën e një hetimi të mëparshëm të brendshëm.

UKIP është partia euro skeptike që ka mbështetur fuqishëm daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori