SKANDAL / Mafia ruse pastron miliarda dollarë në bankat e Britanisë
Janë rreth 740 milionë dollarë që kanë qarkulluar nga një operacion i gjerë i pastrimit të parave të kriminelëve rusë, me lidhje të afërta me Qeverinë e Rusisë dhe me ish-agjensinë ruse të spiunazhit, KGB, ka zbuluar "The Guardian".

Paratë qarkullonin në bankat e Britanisë si: HSBC, Banka Mbretërore e Skocisë, Lloyds, Barclays dhe Coutts.

Këto janë vetëm disa në mesin e 17 bankave me bazë në Britani, ose me degë në Britani, që po hetohen nga autoritetet për të mësuar se çfarë kanë ditur ato për skemën ndërkombëtare të pastrimit së parave, dhe se pse ato nuk i kanë refuzuar transferimet e parave të dyshimta.

Dokumentet e siguruara nga The Guardian tregojnë se të paktën 20 miliardë dollarë janë zhvendosur nga Rusia gjatë një periudhe katërvjeçare, ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Shifra e saktë mund të jetë 80 miliardë dollarë. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 08:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori