S'ka referendum, mbetet në fuqi largimi nga BE
Ministrat britanikë kanë deklaruar se qeveria nuk është duke u përgatitur për një referendum të dytë lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ata po shpresojnë se marrëveshja e Theresa Mayt ka gjasa t’i marrë votat e nevojshme në kuvend, nëse bëhen disa ndryshime në të.

Kryeministrja May e kishte shtyrë votimin e marrëveshjes në kuvend javën e kaluar sepse besohej që marrëveshja nuk do të kalonte. Ajo kërkoi më tepër kohë për t’i bindur deputetët skeptikë që ta votojnë atë. Në anën tjetër, Brukseli zyrtar ka deklaruar se janë të gatshëm ta ndihmojnë këtë proces, por e kanë bërë të qërtë se nuk do ta rinegociojnë marrëveshjen.

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj para se Britania të detyrohet të largohet nga BE-ja, ndryshimi më i madh i tregtisë dhe politikës së jashtme është duke sjellur vetëm përçarje në kuvend dhe në mesin e popullatës. Shumë politikanë e kanë përmendur si mundësi mbajtjen e një referendumi të dytë ose daljen nga blloku pa marrëveshje.


Shtuar më 16/12/2018, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori