S'ka më paqe për ty! Grupet kriminale kërcënojnë terroristin e Zelandës së Re
Për terroristin Brenton Tarant nuk pa për të patur më paqe në jetë që prej momentit kur vrau në mënyrë makabre 50 myslimanë gjatë faljes së të premtes.

Ai po mbahet në një seksion të veçantë të burgut nga autoritetet, të cilat i frikësohen hakmarrjes nga të burgosur të tjerë për shkak të krimit të tmerrshëm që ka kryer, raporton Albeu.com.

Madje, grupe kriminela në zonë e kanë kërcënuar atë me jetë për krimin e bërë duke thënë se nuk do të mbetet pa ndëshkuar ajo që ata e quajtën "krimi më i tmerrshëm dhe i ulët që ka ndodhur ndonjëherë në Zelandën e Re".

Autoritetet i kanë marrë sëriozisht kërcënimet dhe rrjedhimisht e kanë vendosur atë në një seksion të veçantë në burg duke e mbikëqyrur 24 orë me kamera sigurie. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori