Situatë e rëndë në Greqi: 1 667 raste, 98 të vdekur. Bashkitë zgjerojnë varrezat (FOTO LAJM)

Greqia ka numëruar 1 667 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa autoritetet njoftuane dhe për 98 të vdekur duke shënuar kështu një ditë me bilanc të rëndë për vendin.

Problem i madh për Greqinë mbetet ezaurimi i kapaciteteve të njësive të shërbimit intensiv. Kjo, sepse sipas të dhënave zyrtare, deri sot janë rreth 612 persona të intubuar në spitale, raporton albeu.com.

Madje, disa ditë më parë, Greqia filloi transferimin e të shtruarve nga spitalet e veriut të vendit për në Athinë dhe gjetkë ku ka ende kapacitete të pashfrytëzuara.

Zonat më të prekura janë ato të Selanikut deri në kufi me Turëinë, ku numërohet numri më i madh i rasteve pozitive.

Gjatë ditës së djeshme, mediat greke njoftuan për zgjerim të kapaciteteve të varrezave në Selanik dhe qytezat përreth për shkak të numrit të madh të të vdekurve. /albeu.com
Shtuar më 04/12/2020, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori