Siriani më doktoraturë planifikon sulm terrorist në Gjermani
Policia gjermane njoftoi sot se po e hetojnë rastin e arrestimit të një siriani, student i doktoraturës, i dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë, raportojnë media lokale.

36-vjeçari i arrestuar ishte edhe më parë ishte nën hetime për lidhje të dyshuara me të ashtuquajturin “Shteti Islamik”.

Gjermania, është vënë së fundmi në qendër të sulmeve terroriste nga përkrahësit e ISIS.

Sulmi më i përgjakshëm në këtë vend, ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur në një treg Krishtlindjesh, një terrorist nga Tunizia, mori përpara me kamion turmën e njerëzve, duke lënë të 12 persona të vdekur e plagosur dhjetëra të tjerë./albeu.com/
Shtuar më 31/03/2017, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori