Turqia zyrtare thotë se Siria ka gjuajtur një prej avionëve të saj që ishte duke marrë pjesë në operacionin e shpëtimit për
avionin e rrëzuar nga forcat siriane të premten e kaluar.
Zëvendës/Kryeministri i Turqisë, Bulent Arinc tha se
avioni i kërkimit dhe shpëtimit CASA, ishte duke kërkuar për
avionin e rrëzuar F-4 Phantom, në momentin që ai u qëllua, megjithatë ai nuk u rrëzua poshtë pas paralajmërimit nga ana turke. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012,
ora 09:09