Siria paralajmëron Turqinë kundër një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake
Siria ka paralajmëruar sot Turqinë për organizimin e një sulmi kundër rajonit veriperëndimor të Afrinit, të kontrolluar nga kurdët, një vendim që do ta vendoste Ankaranë në një konflikt të drejtpërdrejtë me aleatin e saj të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse Turqia fillon armiqësinë në Afrin, ky akt do të konsiderohet si një agresion nga ushtria turke mbi sovranitetin e territorit të Republikës Arabe Siriane”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm, Faisal al-Moqdad për gazetarët në kryeqytetin e Damaskut.

Paralajmërimi nga Damasku vjen pas raportimeve të medias loka se ushtria turke është duke u përgatitur për një ndërhyrje të mundshme në rajonin veriperëndimor sirian, i cili kontrollohet nga milicia kurde, e mbështetur nga SHBA-ja.

Turqia ka deklaruar se milicitë kurde me të cilat SHBA-ja bashkëpunon janë të lidhura me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup politik që lufton për një autonomi më të madhe për pakicën kurde në vend.

Ndërkohë që , Ankaraja e ka konsideruar PKK-në si një grup terrorist. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori