Emri i Ozil, përgjithmonë në listën e zezë të transmetuesve shtetëror kinez

Jashtë fushës së blertë Mesut Ozil po has në probleme politike.

31-vjeçari foli kohëve të fundit për trajtimin e shtetit kinez ndaj muslimanëve Uighur, i pasuar me një raport të UN.

Prej këtyre komenteve u distancua klubi i Arsenalit i cili nuk e mbështeti për shkak të frikës së komercializimit.

Ndërsa tash, prestigjiozja “The Times” nga burime brenda Kinës thotë se gjermani Ozil do të futet në listën e zezë përgjithmonë. Edhe kur të shënojë gol, emri i tij nuk do të përmendet, transmeton Indeksonline.

Ndeshjet e Arsenalit do të transmetohen por Ozil do të injorohet plotësisht.

Ozil gjithashtu nuk mund të kërkohet më në makinat e kërkimit në vend – çdo kërkesë e tillë është përmbushur me një mesazh gabimi


Shtuar 10.01.2020 15:40