Këta janë dy vëllezërit që ekzekutuan taksistin 71 vjeçar

Këta që shihni në foto janë Arsil dhe Sajmir Shera, dy vëllezërit të cilët dyshohet se janë autorë të vrasjes së taksisit 71 vjeçar, Abdulla Budlla tre ditë më parë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia bëri me dije se gjatë operacionit u gjet edhe mjeti që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

Sipas policisë, dy vëllezërit akuzohen për vrasje me paramendim.

“S. Sh., 32 vjeç, i dënuar më parë dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, tha Policia.


Shtuar 6.08.2020 08:05