Siria bombardon protestuesit, mijëra të vrarë
Zjarr dhe artileri të rëndë kanë qenë imazhet që janë parë ditët e fundit në qytetin e Homist, ndërsa forcat qeveritare kanë vijuar me sulmet në çdo 30 sekonda. BBC bën me dije se sulmet kanë filluar në orën 6 të mëngjesit, ndërsa janë raportuar të tjera viktima. Opozitarët bëjnë me dije se shënjestër e sulmeve të qeverisë është një klinikë e forcave aniti-qeveritare, mirëpo korrespondenti i BBC-së thotë se është e pamundur të verifikohet kjo.

Vetëm gjatë sulmeve të së dielës të paktën 28 persona kanë humur jetën dhe qindra janë plagosur. Qeveria po përdor helikopterë dhe tanke .

Kundërshtarët e presidentit Bashar Al Asad kanë shfaqur zemërimin e tyre për veton e përdorur nga Rusia dhe Kina në këshillin e Sigurimit kundër projekt-rezolutës së hartuar nga Liga Arabe. Një parodi qesharake e ka quajtur Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, veton e Rusisë dhe të Kinës ndaj rezolutës së OKB-së për Sirinë.

Clinton fliste nga Bullgaria, kur tha se përpjekjet e organizatës botërore për të ndihmuar njerëzit e Sirisë, duhet të dyfishohen. "Shtetet e Bashkuara,-shtoi ajo, do të punojnë me miqtë e një Sirie demokratike për të mbështetur kundërshtarët e presidentit sirian".

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elarabi, ka thënë se shtetet arabe nuk do të ndalojnë së bëri përpjekje për të zgjidhur krizën në Siri. Një ditë më parë, opozita në vend bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare. Trazirat kundër Asadit kanë nisur në mars të vitit të kaluar dhe prej atëherë kanë lënë mijëra të vdekur.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistë thonë se më shumë se 7,000 persona kanë humbur jetën ndërsa OKB-ja vlerëson se numri i viktimave është më shumë se 5400. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2012, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori