Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar për vrasjen e 20 ushtarëve sirianë gjatë një kurthi të ngritur nga kryengritësit në veri të qytetit-port të Latakias.
Sipas të dhënave, luftimet ndodhën në një
rajon të quajtur Jalal al-Akrab, në afërsi me kufirin turk. Latakia ka qenë një
rajon relativisht i qetë në luftën
civile që
zgjat që prej marsit 2011, por situata është përshkallëzuar në muajt e fundit dhe vëzhguesve të OKB-së iu ndalua aksesi në disa krahina. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2012,
ora 19:17