Siri- Turqi, breshëri mortajash
Forcat e Armatosura të Turqisë i janë kundëprgjigjur sulmeve siriane të cilët për të katërtën ditë kanë hedhur murtaja në drejtim të krahinës turke Hatay, në fshatin Asagipulluyazi, vetëm 50 metra në veri të kufirit midis dy vendeve



Sipas guvernatorit të provincës Xhelaledin Lekesiz, nuk ka pasur viktima në njerëz. Ky është incidenti i tretë i këtij lloji që nga e mërkura e kaluar. Ndërkohë, katër ushtarë turq, të angazhuar në operacionet ushtarake kundër trupave rebeleregjimit, u vranë në Aleppo.


"Një njësi e ushtrisë ka shkatërruar dy automjeteve në Bustine al Qasr në të cilat ishin montuar kundër ajrorë dhe mitralozë si dhe 7 automjete në bordin e të cilave kishte terroristë, përfshirë këtu dhe katër turq", bëri të ditur media zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2012, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori