Televizioni shtetëror i Sirisë tha se është shkarkuar
Kryeministri i vendit, pas raporteve se Rijad
Hijab ka dezertuar në Jordani. Burime jozyrtare jordaneze kanë konfirmuar se Hixhab ka ikur bashkë me familjen e tij.
Hijab, ish-Ministër i Bujqësisë, është emëruar Kryeministër më 23 qershor.
Ai konsiderohet një nga dezertuesit e nivelit më të lartë deri tani.Ndërkohë, një bombë ka goditur katin e tretë të ndërtesës së televizionit shtetëror në
Damask duke shkatërruar disa zyra dhe plagosur të paktën tre punonjës, ka bërë me dije vetë
televizioni shtetëror.
Shpërthimi është i fundit në
Damask, në atë që duket të jetë një valë e sulmeve vetëvrasëse dhe shpërthimeve tjera në muajt e fundit derisa lufta civile në vend ka eskaluar dhe kryengritësit janë forcuar në taktikat e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2012,
ora 13:00