Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Shqiperia nuk eshte ne gjendje te bllokoje parate e pista
Pëlqej
Albeu.com
UASHINGTON (22 Mars) - Nje tjeter raport i Departamentit Amerikan te Shtetit, ka vene ne dukje dobesite e shtetit shqiptar.UASHINGTON (22 Mars) - Nje tjeter raport i Departamentit Amerikan te Shtetit, ka vene ne dukje dobesite e shtetit shqiptar, i cili sipas te dhenave te publikuara nuk eshte ne gjendje te beje bllokimin e parave te pista te cilat qarkullojne ne vend. Po sipas ketij raporti Shqiperia konsiderohet si nje vend tranzit per trafikimin e lendeve narkotike, armeve, kontrabandes si dhe trafikut te qenieve njerezore. Nje tjeter pike e kritikuar ngelet edhe sistemi fiskal si dhe falsifikimi i parave. "Nje nga rruget me te cilat behet pastrimi i parave, jane projektet e zhvillimit te biznesit dhe blerja e pasurive te paluajtshme", theksohet ne raport dhe per kete sugjerohet ngritja e nje legjislacioni kunder pastrimit te parave.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori