Sipas dëshirës së tij, eshtrat e Fidel Castro-s do të digjen më 4 dhjetor
Raul Castro, vëllai i vogël i Fidel Castro, i cili mori presidencën e Kubës në vitin 2006, pasi Fidel u sëmur rëndë nga zorrët, njoftoi vdekjen e liderit revolucionar në televizion të premten në darkë.

“Me pikëllim të thellë po dal për të informuar njerëzit tanë dhe miqtë tanë në Amerikën Latine dhe nëpër botë se sot, më 25 nëntor 2016, ora 10:29 pasdite, Fidel Castro, Komandanti Suprem i Revolucionit Kuban, vdiq,” tha ai, njofton The Guardian.

“Në përputhje me dëshirat e tij, eshtrat e tij do të digjen.”
Raul Castro e përfundoi fjalën me sloganin e famshëm revolucionar: “Drejt fitores”.

Qeveria kubane njoftoi se hiri i Fidel Castro do të varroset në Varrezën Santa Ifigenia në Santiago de Cuba më 4 dhjetor. /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2016, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori