“Duam stabilitet në Ballkan”, ministri italian telefonon Kurtin dhe Vuçiçin, i bën thirrje për ulje të tensioneve

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministri e Kosovës Albin Kurti si dhe presidnetin serb Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në Twitter Tajani u shpreh se i ka kërkuar të dy liderëve që të bëjnë thirrje palëve që të ulin tensionet dhe të moderohen tonet.

“Fola me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për të riafirmuar përkushtimin tonë të fortë për stabilitetin në Ballkan. I kërkova udhëheqësve që të  moderojnë veprimet dhe kundër veprimeve të njëanshme. Italia është një aktor kryesor për paqen”, shkroi ai.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.