Simiq: Nuk marim pjesë në seanca sa të zgjidhet çështja e "Trepçës"
Bojkotimi i kuvenditKosovës nga ana e Listës Serbe, është vendim i cili do të jetë në fuqi deri në ndonjë vendim të ardhshëm për sa i përket çështjes "Trepça", ka konfirmuar kryetar i Listës Serbe dhe deputet i KuvenditKosovës, Sllavko Simiç, për Radion "Evropa e Lirë".

"E kemi 'ngrirë' pjesëmarrjen tonë në Kuvendin e Kosovës dhe në organet e Kuvendit deri në një vendim të ardhshëm.

Pra, presim që për çështjen e Trepçës të gjendet një konsensus më i fuqishëm dhe që çështja e Trepçës të zgjidhet përmes bisedimeve".

"Thjesht, as përfaqësuesit politikë të serbëve, as menaxhmenti i Trepçës e as qeverisjet lokale në territoret e të cilave gjendet pjesa më e madhe e Trepçës, nuk janë konsultuar dhe nuk kanë marrë pjesë në punimin e projektligjit.

Kështu që, për neve, ligji, në formën e tanishme është i papranueshëm”, ka thënë Simiç.

Ai ka theksuar se është duke pritur reagimin e partnerëve të koalicionit, por edhe të Bashkimit Evropian, i cili sipas tij, ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka insistuar për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2016, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori