”Poshtë diktatura”, tensionohet situata pas shembjes së Teatrit

Është tensionuar situata në qendër të Tiranës, ku dhjetra aktivistë janë përplasur me policinë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Protestuesit, qytetarë, aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë tentuar të thyejnë kordonin policor, ndërsa brohorasin “ Poshtë diktatura”, “liri demokraci”.

Policia ka tërhequr zvarrë qytetarët, ndërkohë që edhe pesionistët nuk janë kurzyer nga policia.

Forca të shumta kanë rrethuar zonën, teksa po hidhet edhe ujë për të shpërndarë protestën.


Shtuar 17.05.2020 08:02