Siguronin dokumenta false, policia gjermane godet rrjetin kontrabandimit të emigrantëve
Pëlqej
Policia Federale dhe Doganat gjermane kanë goditur një rrjet të kontrabandimit të emigrantëve shqiptarë në Stralsund, ku janë vënë nën akuzë dy italianë.

Sipas Policisë FederaleStralsund, dy italianët e dyshuar janë vendosur nën akuzën e kontrabandimit për disa muaj të shtetasve shqiptarë, duke u nxjerrë dokumente të falsifikuara sikur janë italianë.

Sipas hetimit, dy të dyshuarit kishin marrë dokumente qeveritare nga Italia që duhet të shkatërroheshin.

Pas disa muajsh hetime, katër apartamente në Stralsund janë kontrolluar të hënën dhe atje janë gjetur kompjutera, një patentë shoferi false dhe disa të holla. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori